Talenti Stiven Shpendi pranë firmës në Serinë A

Futboll

Talenti Stiven Shpendi pranë firmës në Serinë A

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:15
Stiven Shpendi

Stiven Shpendi, talenti i ri shqiptar i cili po bën emër në futbollin italian në sezonin e ri, mund të bëjë debutimin e tij në Serinë A, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm në karrierë. Djaloshi kishte shkëlqyer në radhët e Çezenës në Serinë C dhe kishte ngjallur interes nga klube me emër në Itali.

Fillimisht u raportua për oferta nga skuadra si Breshia, Palermo e Ternana që e kërkonin në Serinë B, apo edhe Juventusi për ekipin U23 si dhe Leçe. Por mediat italiane bëjnë të ditur se një nga klubet që di të vlerësojë më mirë të rinjtë, Empoli, ka fituar garën për futbollistin shqiptar.

Me një marrëveshje që është mbyllur me shumë shpejtësi, raportohet se Stiven Shpendi do t’i bashkohet klubit ku kanë marrë famë futbollistë shqiptarë si Hysaj, Asllani e Bajrami, pa harruar këtu edhe Ismajlin i cili është aktualisht pjesë e tij.

Empoli ka blerë kartonin e futbollistit për 2 milionë euro, si dhe i ka lënë Çezenës përqindje nga shitja e ardhshme, pasi mendohet se lojtari ka mundësi shumë të mëdha përmirësimi dhe pritet të bëhet një protagonist i futbollit italian në vitet në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat