Aubameyang transferohet nga Chelsea te Marseille

Futboll

Aubameyang transferohet nga Chelsea te Marseille

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 23:59
Pamje nga një ndeshje

Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga Chelsea për t`u bashkuar me Olympique de Marseille. 

Njoftimi ka ardhur të premtën nga klubi francez. 

Ish-sulmuesi i Arsenalit në shtatorin e vitit të kaluar iu bashkua Chelseas nga Barcelona duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare, por pas largimit të Thomas Tuchel nga roli i trajnerit dukej gjithnjë e më e qartë se qëndrimi i tij në "Stamford Bridge" nuk do të ishte i gjatë.

Ai në pesëmbëdhjetë paraqitje në Premier League për "Blutë" ia doli të shënojë vetëm një gol. 

Aubameyang ka përvojë në Ligue 1 pasi më herët ka luajtur për St Etienne, Dijon, Lille dhe Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat