Kane nuk rinovon me Tottenhamin

Futboll

Kane nuk rinovon me Tottenhamin

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 00:38
Kane

Kane nuk rinovon me Tottenhamin!

Prej disa javësh tashmë “drama” mes Bayern Munih e “londinezëve” të Tottenham për transferimin e “bomberit” anglez, Harry Kane nuk po mbaron, por mesa duket ngjarjet e sotme mund ta çojnë drejt fundit.

Sipas raportimeve të mediave, sulmuesi 29-vjeçar ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën, të llogaritur deri në verën e ardhshme, duke konfirmuar kështu se në rast qëndrimi, ky do të jetë viti i tij i fundit te Tottenham.

Në të tilla kondita, Presidenti i Spurs, Daniel Levy tani është i detyruar ta shesë te “bavarezët” rekordmenin e Tottenham ose ta lërë atë të largohet, si një lojtar i lirë sapo të hapet merkato e verës e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat