Shaban Sinani: Njerëzit kompetent duhet të japin llogari

Futboll

Shaban Sinani: Njerëzit kompetent duhet të japin llogari

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 00:43
Shaban Sinani

Shkëndija është mposhtur nga skuadra e Haverfordëest nga Uellsi pas penalltive (3-2), në ndeshjen kthyese të rrethit të parë të Conference League.

Këtë eliminim nuk kanë mundur ta pranojnë lehtë as tifozët e skuadrës, pasi që kundërshtari ka qenë një skuadër tejet modest.

Gazetari i njohur sportiv nga Tetova, Shaban Sinani nga Klan Maqedoni për Open-TV komentoi eliminimin  e papritur të kuqezinjve. Ai tha se kjo humbje ka zhgënjyer futbolldashësit.

Sinani theksoi se njerëzit kompetent të klubit duhet japin llogari për humbjen

“Eliminimi i Shkëndijës është një zhgënjim i papritur për opinionin më gjerë futbolldashës.

Shtrohet pyetja se çka po ndodh me klubin kur eliminohet nga një skuadër amatoreske siç është  ekipi i Uellsit, FC Haverfordwest.

Besoj se njerëzit kompetent duhet  të analizojnë shkaqet dhe të japin llogari. Shkëndija dhe fansat e saj gjithmon meritojnë më tepër”, deklaroi Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat