Rashford duhet ta rikthejë Man Unitedin

Futboll

Rashford duhet ta rikthejë Man Unitedin

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:44
Rashford

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, mendon se Marcus Rashford mund të bëhet një lojtar kyç tek ‘Djajtë e Kuq’.

Man United sezonin e fundit fitojë Kupën e Ligës me trajnerin Erik ten Hag, por humbi finalen e Kupës së FA kundër Manchester City.

Rashford, pak ditë më parë ka nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare me klubin nga ‘Old Traffordi’.

Rooney thotë se nëse Rashford dëshiron të arrijë nivelin e Kylian Mbappe-s dhe Erlin Haaland-it, ai duhet të jetë lojtar që do ta rikthejë skuadrën e Ten Hag në rrugën e trofeve.

“Unë mendoj se Marcus Rashford është një talent i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që ka nënshkruar kontratën e re”, tha Rooney për mediet amerikane.

"Mendoj se pesë vitet e ardhshme do të jenë të rëndësishme në karrierën e tij”.

"Ai mund të shënojë shumë gola, por nëse ai dëshiron të shkojë në  nivelin ku janë [Kylian] Mbappe dhe [Erling] Haaland, ai vërtet duhet të jetë lojtari që do ta rikthejë Man Unitedin në një skuadër fituese dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë”, ka përfunduar Rooney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat