I buzëqeshur dhe me një ndjenjë faji

Futboll

I buzëqeshur dhe me një ndjenjë faji

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:35
Carlo Ancelotti

I buzëqeshur dhe me një ndjenjë faji që nuk mundi të ndalonte për të takuar ata qindra tifozë që brohorisnin për të, trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti kaloi përmes portave të stadiumit “Uollis Anenberg”.

Pas tij parakaluan të gjithë lojtarët e tij, me Viniciusin si yllin e momentit. Brahim Diaz ishte ndalur për të nënshkruar autografe, por braziliani ishte ai që e zgjati më shumë “pit-stop”-in e tij për kënaqësinë e tifozëve. Ishte koha për seancën e parë stërvitore të qëndrimit të Realit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por më parë Ancelotti foli shkurtimisht për mediat në Los Anxhelos si një prolog i seancës së parë stërvitore të ekipit.

Çfarë është e veçantë për një turne të tillë me Realin e Madridit?

"Gjithmonë jemi ndier mirë këtu në SHBA. Është një vend i bukur, ne mund të stërvitemi mirë, kemi ndeshje argëtuese me rivalë të mëdhenj që do të na japin mundësi për të parë se ku ndodhet skuadra.

Të gjithë lojtarët janë kthyer në gjendje të mirë. Jemi të sigurt dhe të emocionuar që do ta nisim mirë sezonin", tha Ancelotti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat