Plani i çuditshëm!

Futboll

Plani i çuditshëm!

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:42
Mbappe

Kylian Mbappe është përjashtuar nga skuadra e PSG-së.

Pasi refuzoi të nënshkruante një zgjatje kontrate, sulmuesi 24-vjeçar qëndroi në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës udhëtoi për në Japoni për miqësoret para nisjes së sezonit.

Sipas informacioneve nga Parisi, është në shitje një nga futbollistët më të mirë në botë.

PSG është në pritje të ofertave dhe për të kanë vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh.

Menjëherë, dyshohet se telefonoi një ekip nga Arabia Saudite.

Ata janë të vetëdijshëm në atë vend se nuk mund ta bindin Mbappen për një kontratë shumëvjeçare, ndaj janë gati ta sjellin për vetëm një sezon.

Arroganca e tyre shkon deri aty sa janë gati t’i paguajnë PSG-së 100 milionë euro, t’i japin Mbappes një rrogë të madhe për një vit dhe më pas t’ia lënë Real Madridit, me të cilin sipas shumë raportimeve ai ka nënshkruar një kontratë paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat