Ancelotti refuzon ofertën shumëmilionëshe

Futboll

Ancelotti refuzon ofertën shumëmilionëshe

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:53
Ancelotti

E ardhmja e Carlo Ancelottit në Real Madrid ka qenë objekt spekulimesh për pjesën më të madhe të këtij viti.

Kjo për shkak se Federata braziliane është shumë e interesuar ta bëjë atë trajner të ri të Kombëtares A.

Ancelotti thuhet se ka rënë dakord të marrë drejtimin e trajnerit të Brazilit kur kontrata e tij me Real Madridin të skadojë verën e ardhshme.

Ajo që është e sigurt tani për tani është se fokusi i plotë i italianit është te Real Madridi dhe kjo u përforcua kur ai hodhi poshtë mundësinë për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, sipas “AS”.

Ancelotti raportohet të ketë marrë një telefonatë nga një përfaqësues i PIF (i cili zotëron katër nga klubet më të mëdha në Arabinë Saudite) për t’i ofruar atij postin e trajnerit të një klubi saudit, në këmbim të një oferte shumëmilionëshe – por që u refuzua nga 64-vjeçari.

E ardhmja e Ancelottit është e sigurt se do të jetë një pikë diskutimi gjatë sezonit të ardhshëm, veçanërisht me kontratën e tij që do të skadojë pas një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat