Fitore me vuajtje për Dortmundin

Futboll

Fitore me vuajtje për Dortmundin

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:25
Pamje nga ndeshja

Dortmundi ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi në fazën përgatitore, me verdhezinjtë që kësaj radhe mundën me rezultatin 1-2 skuadrën që vinte nga ligat rajonale, Erfurt.

Nuk ishte aspak e lehtë për djemtë e drejtuar nga Terziç, të cilët e panë veten në disavantazh në minutën e 23’ të takimit.

Verdhezinjtë u munduan shumë për të reaguar dhe arritën të barazonin vetëm në minutën e 80’ me Thorgan Hazard. Pas gjashtë minutash ishte Volf ai që përmbysi rezultatin.

Tashmë Dortmund do të udhëtojë për në SHBA, teksa takimin e radhës do ta luajë përballë San Diego Lojal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat