Alex Telles bashkohet me Ronaldon dhe Brozovic te Al-Nassr

Futboll

Alex Telles bashkohet me Ronaldon dhe Brozovic te Al-Nassr

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 11:59
Pamje nga prezantimi

Alex Telles bashkohet me Ronaldon dhe Brozovic te Al-Nassr!

Al-Nassr vazhdon nga puna në merkato, ndërsa së fundmi ka zyrtarizuar transferimin e Alex Telles nga Manchester United.

Lajmin e ka bërë publik klubi saudit përmes rrjeteve sociale, ku bën me dije se mbrojtësi brazilian largohet nga “Djajtë e Kuq” për të nisur një rrugëtim të ri.

Te Al-Nassr, Alex Telles do të bashkohet me Cristiano Ronaldon, me të cilin ka luajtur te Manchester United dhe Brozovic, me të cilin kanë qenë shok skuadre te Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat