Pogba ka fituar më shumë se Messi dhe Neymari

Futboll

Pogba ka fituar më shumë se Messi dhe Neymari

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 12:05
Pogba

Sezoni i kaluar ishte një nga më të dobëtit për Pol Pogbanë, me mesfushorin francez i cili që pas transferimit te Juvja, ka luajtur gjithsej vetëm 161 minuta në të gjitha kompeticionet.

Gjithsesi nga ana financiare asgjë nuk shkoi keq për Francezin, i cili në kaq minuta të luajtura ka përfituar më shumë se 8 milionë euro, me një mesatare prej 50 mijë eurosh për minutë.

Mediat italiane zbulojnë se këto shifra ja kanë kaluar dhe Messit e Neymarit.

Sipas tyre, kjo është një nga arsyet kryesore përse tifozët bardhezinj nuk e duan më në skuadër francezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat