Abazi Kosumin e befasojnë nga Gjermania: Me bëtë që të me ringjallet Luli im

Futboll

Abazi Kosumin e befasojnë nga Gjermania: Me bëtë që të me ringjallet Luli im

Nga: K.G.. Më: 23 korrik 2023 Në ora: 13:11
Kadri Bekteshi e Abaz Kosumi

Trajneri i mirënjohur i futbollit në Kosovë, Abaz Kosumi, është befasuar me një dhuratë nga Gjermania. 

Një dhuratë e papritur e cila nuk matet më asgjë, duke e nderuar Kosumin dhe veprat e djalit të tij, Lulzimit, ish futbollist dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Një dhuratë me vlerë të madhe me vjen nga Bielefeldi i Gjermanisë.

Image

Dhuarata - Kupa

Pas 26 vite distancë kohore, në familjen time në Prishtinë, nga Bielefeldi i Gjermanisë më sjellin dhuratën e madhe për birin tim të ndjerë Lulzim Kosumi - Luli.

Dhurata sjellët nga ish kryetari i klubit të futbollit Kosova Bielefeld, z. Kadri Bekteshi dhe ajo është një kupë, që i dhurohet Lulit tim, i cili në vitet 1996/97 ishte futbollist i skuadrës së Kosovës Bielefeld, dhe në këtë kampionat futbollistik shpallet golashënuesi më i mirë i Ligës B të qarkut, komunës së Bielefeldit.

Një dhuratë, që ka vlerë të madhe për mua për familjen Kosumi, për kontributin dhe arritjet sportive të djalit tonë Luli, i cili jo vetëm që kontriboji në futbollin e Kosovës, por këtë e bëri edhe për klubet shqiptare në Gjermani, Kosova – Bielenfeld”, ka thënë Kosumi..

Ish trajneri i mirënjohur kujton kohën kur djali i tij, Luli, iu bashkuar radhëve të UÇK-së, në luftë kur pushtuesit serb.

“Kujtesa me çon, se pikërisht në vitin 1999, nga qyteti i Bielefeldit, me shokët tjerë të tij, vullnetarët shqiptar të Gjermanisë, i bashkohet mijëra vullnetarëve nga diaspora shqiptare, duke u bërë ushtarë i UÇK-së dhe i zonës së Pashtrikut. Bashkë me ish kryetarin e klubit të futbollit Kosova Bielenfeld, ishte edhe bashkëluftëtari i asaj gjenerate vullnetarësh që u nisen nga Bielefeldi i Gjermanisë, për t’iu bashkuar luftës në Kosovë, gjerë në çlirimin e saj, z. Xhevat Suhadolli.

Dhurata e sjellur nga Gjermania, pas një kohe distance prej 26 vitesh, është një dhuratë dhe gëzim për mua dhe familjen time, sikur Luli im është ende gjallë me krijimtarinë e tij sportive dhe kombëtare, të krijuar me sukses dhe më shumë vuajtje dhe përkushtim.

Falëminderit për dhuratën e sjellur, me bëtë të ndihem mirë, me bëtë që të me ringjallet Luli im, prandaj ju jam shumë mirënjohës për gjestin, veprën humane, sportive dhe kombëtare! Zoti e  bekoftë ish kryetarin e skuadrës së Kosovës Beielefeld të Gjermanisë, z. Kadri Bekteshi,i cili ishte i shoqëruar me bashkëluftërarin e Lulit, z. Xhevat Suhodolli dhe djalin e tij. Zoti i bekoftë shqiptarët e qytetit të Bielefeldit dhe të diasporës në Gjermani!”, shprehet Kosumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat