Klubi saudit lanson 'bombën' multimilionëshe për Mbappen

Futboll

Klubi saudit lanson 'bombën' multimilionëshe për Mbappen

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 12:34
Mbappe

Skuadra saudite, Al Hilal ka dorëzuar ofertën zyrtare te Paris Saint-Germain për të hapur bisedimet për Kylian Mbappé.

Oferta kuptohet se ka vlerën plot 300 milionë euro, që është një tarifë rekorde, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, ende nuk është bërë asnjë bisedë nga ana e lojtarit.

I njëjti shton se PSG mbetet e bindur se Mbappé tashmë ka rënë dakord me Real Madridin me kontratën gati për vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat