Sadio Mane do të dyfishojë pagën me kalimin te Al Nassr

Futboll

Sadio Mane do të dyfishojë pagën me kalimin te Al Nassr

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 01:00
Sadio Mane

Anësori i Bayern Munichut, Sadio Mane do të bëhet ylli më i fundit i profilit të lartë që do t’i bashkohet Ligës Saudite Pro.

Senegalezi do t’i bashkohet lojtarëve si Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo në Lindjen e Mesme këtë sezon që vjen.

Sipas James Benge, Mane do të transferohet në Al-Nassr, ku luan edhe Ronaldo.

Sulmuesi do të largohet nga Bayerni, i cili do të marrë një tarifë prej rreth 40 milionë euro për 31-vjeçarin.

Mane pati një sezon të dobët në Bundesligë dhe Bayern ishte i etur për të fituar para nga ai.

Sulmuesi do të fitojë një pagë neto me vlerë më shumë se 7000,000 euro në javë, e cila më shumë se dyfishon pagën që merr aktualisht te Bayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat