Chelsea refuzon ofertën e West Ham për Gallagher

Futboll

Chelsea refuzon ofertën e West Ham për Gallagher

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 10:01
Conor Gallagher

West Ham United ofroi rreth 45 milionë euro në drejtim të Chelsea për t’i siguruar shërbimet e Conor Gallagher.

Megjithatë kjo ofertë është refuzuar, pasi Chelsea kërkon së paku 55 milionë euro për ta liruar nga kontrata mesfushorin 23 vjeçar, shkruan Fabrizio Romano.

Gallagher në sezonin e kaluar regjistroi 45 paraqitje me Chelsea në të gjitha garat.

Ai ka shënuar 3 gola dhe 1 asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat