Leao: Tani të rinjtë i rris unë, Ibra na shkruan në WhatsApp!

Futboll

Leao: Tani të rinjtë i rris unë, Ibra na shkruan në WhatsApp!

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 10:58
Leao

Rafael Leao pritet të jetë lideri i Milanit këtë sezon, dhe në fakt vetë sulmuesi duket se është i gatshëm të marrë përdore skuadrën dhe ta dërgojë te titujt më të rëndësishëm.

Në një intervistë të gjatë për “Gazzeta Dello Sport”, portugezi theksoi edhe njëherë se rinovimi i kontratës me Milanin ishte për të treguar dhe vërtetuar dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi. Ndër të tjera, 24-vjeçari vlerëoi merkaton e klubit ndërsa u shpreh se janë afruar lojtarë që mund të bëjnë diferencën.

“Ndjehem gjithnjë e më shumë lider, unë jam një person që flas shumë dhe tani po mundohem të bëj edhe më shumë. Dua të jem zëri i dhomave të zhveshjes, kur mbërrita te Milan ishin disa shokë të cilët më morën përdore, tashmë dua që të rinjtë t’i udhëheq unë.

Duhet të fitojmë trofe dhe nga ajo që pashë në miqësoren kundër Real Madrid më duket se jemi në rrugën e duhur. Skuadra është shumë e fortë, ëndrrën për të fituar titullin në Itali e realizova.

Tani dua Championsin. Sezoni i fundit tregoi se skuadrat italiane janë të forta në Kupat e Europës.

Merkato? Pulisic është një lojtar shumë i fortë dhe mund të bëj diferencën në të djathtë apo në të majtë. Loftus-Cheek ka shumë potencë, udhëheq topin dhe është një lojtar që e shtyn përpara ekipin. Serie A nuk ka një lojtar si ai. Pastaj është edhe Reijnders.

Është shumë i zoti në pasime dhe na duhet një lojtar i tillë. Këtë sezon nga porta në sulm jemi shumë të fortë, ambienti është “top” dhe mund të bëjmë një sezon të bukur.

Rinovimi? Ishte një akt dashurie për Milanin, e kisha marrë vendimin prej kohësh dhe po prisja momentin e duhur për ta zyrtarizuar.

E di që në futbollin e sotshëm është pak e vështirë që një lojtar të qëndrojë me vetëm një fanellë përgjatë karrierës.

Unë kam firmosur një kontratë pesëvjeçare dhe kjo do të thotë se dua të qëndroj gjatë te Milani. Projekti është shumë i mirë, ka lojtarë të rinj dhe mund të rritem edhe më shumë.

Ibra? Na shkruan në grupin e ËhatsApp, thotë që është tifoz i joni dhe mbetet një prej nesh. Ndoshta do të takohemi shpejt”, u shpreh Leao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat