Marrëdhëniet e mira me presidentin e Tottenhamin

Futboll

Marrëdhëniet e mira me presidentin e Tottenhamin

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:27
Kane

PSG nuk heq dorë nga Harry Kane. Pavarësisht “telenovelës” Mbappe, klubi parizien po bën gjithçka që të transferojë në Paris sulmuesin anglez, i cili ka kontratë me Tottenham deri në verën e vitit 2024.

Bayern Munich është rivali kryesor i PSG në këtë operacion, me bavarezët të cilët kanë nisur kontaktet me lojtarin dhe klubin londinez që nga fillimi i verës, por deri më tani çdo ofertë e tyre është refuzuar.

Mediet franceze i kushtojnë rëndësi marrëdhënies së mirë midis dy presidentëve, Daniel Levy dhe Nasser Al-Khelaifi.

Po nga Franca është raportuar se marrëdhënia nuk do të ndikojë në çmim, pasi Levy kërkon 100 milionë euro, shumë të cilën PSG është dakordsuar, por nga ana tjetër edhe Bayern është bërë gati për një ofertë të tillë, por tani, gjithçka mund të vendoset nga raportet e mira në aksin Londër-Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat