Zielinski shuan shpresat e Lazios

Futboll

Zielinski shuan shpresat e Lazios

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:32

Piotr Zielinski i ka thënë “po” Napolit për rinovimin e kontratës.

Nuk është ende zyrtare, por “Gazzetta dello Sport” është praktikisht një punë e përfunduar.

Kontrata e mesfushorit polak ishte gati të skadonte në vitin 2024 me skuadrën napoletane dhe presidenti De Laurentiis sigurisht që nuk donte të humbiste një nga lojtarët kyç.

Edhe pse kishte një interesim nga Lazio, Zielinski është gati të pranojë një ulje të ndjeshme page te Napoli.

Ai do të rinovojë kontratën deri në vitin 2026 dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro, ndryshe nga 4.5 milionë që merrte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat