Çfarë flitet për Mbappen?

Futboll

Çfarë flitet për Mbappen?

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:44
Mbappe

Paris Saint-Germain, siç pritej, pranoi ofertën rekord prej 300 milionë eurosh për Kylian Mbappe nga klubi saudit, Al-Hilal dhe i dha leje për të nisur negociatat me yllin francez, raporton agjencia e lajmeve “AFP”.

Nuk është befasi e madhe që PSG-ja pranon një ofertë të tillë, e cila do ta shihte Mbappe-n të marrë një pagë vjetore prej 700 milionë euro për një sezon, pas së cilës do të ishte i lirë të bënte një transferim te Real Madridi verën e ardhshme.

Mbappe ka njoftuar më parë klubin e tij se planifikon të përmbushë kontratën e tij dhe të qëndrojë në Paris deri në vitin 2024.

Kjo nuk do të thotë se transferimi është i sigurt, pasi tashmë klubi saudit do të duhet të bindë Mbappen që ta pranojë ofertën, ndaj spekulimet sigurisht që nuk ndalen me kaq.

Më parë, PSG i ofroi Mbappes një miliardë euro për një kontratë 10-vjeçare, por ai e refuzoi edhe atë ofertë, ndaj nuk është e sigurt nëse paratë do ta tërheqin francezin drejt Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat