Trajneri i Holandës kërkon “dëmtim”: Ulu në tokë

Futboll

Trajneri i Holandës kërkon “dëmtim”: Ulu në tokë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 13:00
Daniele van de Donk

Në Australi dhe Zelandën e Re po zhvillohet Kupa e Botës për femra dhe veç rezultateve befasuese nuk kanë munguar edhe momentet epike që janë kthyer në virale në rrjetet sociale.

Një i tillë është edhe inskenimi i futbollistes së Holandës, Daniele van de Donk.

Trajneri i skuadrës i ka kërkuar që të ulet në tokë për të kërkuar ndihmën mjekësore, pavarësisht se nuk ishte e dëmtuar.

Kjo për shkak se trajneri kishte disa instruksione për t’ia dhënë skuadrës së tij dhe duke përfituar nga ndalesa e lojës, ai ka arritur të komunikojë me lojtaret e tjera.

Më pas, van de Donk është larguar nga fusha për të respektuar rregulloren dhe pak sekonda më vonë është rikthyer. “Dan, Dan, ulu në tokë”, dëgjohet trajneri duke i thënë teksa lojtarja e pyet se ku të ulet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat