Një Ferrari çdo 9 ditë

Futboll

Një Ferrari çdo 9 ditë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 13:28
Makinat Ferrari

Mbappe, nëse do të pranonte të shkonte te Al-Hilal për një vit, do të fitonte 700 milionë euro.

Kjo do të thotë që në kohën që ka kaluar, që kur keni filluar të lexoni artikullin deri më tani (rreth 8 sekonda), ai tashmë do të kishte futur pak a shumë në xhep 176 euro, ekuivalenti i një shisheje shampanjë “Dom Perignon” 2012.

Në fakt, ai do të fitonte 22 euro në sekondë.

Një shifër e pakuptimtë, e çmendur. Duke luajtur pak me këto shifra, francezi mund të blejë për shembull 6 makina “Embraer Phenom 300” në muaj, ose një avion reaktiv të lehtë, të pajisur me çdo komoditet luksoz, çmimi i të cilit aktualisht është 9 milionë euro.

E njëjta vlerë, pak a shumë, sa një “penthouse” në luksin e “Via Condotti” në Romë (vlerësimi 8.5 milionë euro). Nëse, nga ana tjetër, do të donte të investonte, për shembull, në një “Ferrari California” me shkëlqim, konkretisht atë që i përkiste yllit të filmit Alain Delon (“Ferrari 250 GT Spyder California SWB”), ai mund ta bënte këtë pas pak më shumë se një jave, konkretisht pas 9 ditësh, duke qenë se ky model u shit në ankandin e Parisit për 3 milionë euro.

Nëse ka ndërmend të blejë një Rolex të bukur, jo dosido, por ndoshta “Rolex Yacht Master” elegant me vlerë 23.000 euro, ai duhet të presë deri në ditën e 12-të të muajit të parë. Mijëra shembuj mund të jepen duke ndjekur imagjinatën e dikujt. Ndërkohë, në kohën që ke kaluar leximin e plotë të këtij shkrimi (rreth 3 minuta), Kylian Mbappé do të kishte mbledhur pak a shumë 4000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat