Allegri dëshiron Lukakun

Futboll

Allegri dëshiron Lukakun

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 14:11
Lukaku

Juventus dëshiron transferimin e Romelu Lukaku pavarësisht të ardhmes së Vlahovic.

Allegri e do atë, i bindur se belgu do të rriste shumë shanset për të fituar Scudetton.

Sipas teknikut italian, duhen muskuj, pak përvojë dhe pak “qime” në stomak. Ai e donte që në fillim dhe tashmë po vazhdon t’ua kërkojë drejtuesve me ngulm transferimin e ish-lojtarit të Interit.

Juventus ka një marrëveshje si me Chelsea, ashtu edhe me lojtarin.

Në fillim, Juventus dëshironte të shiste Vlahovic e më pas të transferonte Lukakun, por shitja e serbit është e vështirë, kështu që Allegri u ka bërë me dije drejtuesve që të vazhdojnë me transferimin e belgut pa marrë parasysh të ardhmen e Dusan Vlahoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat