Sadiku zbret në fushë me klubin e ri

Futboll

Sadiku zbret në fushë me klubin e ri

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 22:34
Sadiku

Armando Sadiku ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re në Indi.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka firmosur për Belagata Mariners dhe do të vazhdojë karrierën në kampionatin indian.

Një lëvizje e rëndësishme ekonomike për sulmuesin, por edhe për klubin indian i cili kërkon që të përfaqësohet denjësisht edhe në aktivitetet kontinentale në një sport që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në vend.

Sadiku është afruar si golashënues me karrierë të rëndësishme në Europë dhe pritja që i është bërë atij në stërvitjen e parë ka qenë mbresëlënëse.

Tifozë të shumte kanë pushtuar hyrjen e fushës stërvitore, me kore për futbollistët, duke i përshëndetur me lule apo duke kërkuar autografe dhe foto me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat