Enrique: Jam i kënaqur, por duhet të përmirësohemi më shumë

Futboll

Enrique: Jam i kënaqur, por duhet të përmirësohemi më shumë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 22:55
Enrique

PSG-ja dhe Al-Nasr u ndanë në një barazim pa gola në duelin e tyre miqësor të zhvilluar në Japoni.

Pas ndeshjes, trajneri i parizienëve, Luis Enrique ka dhënë një deklaratë për mediat zyrtare të klubit të Parisit. Ai është shprehur i kënaqur për paraqitjem e ekipit të tij.

“Ishte një ndeshje në kushte të veçanta, kishte shumë lagështi.

Këto lloj ndeshjesh përdoren për të fituar gjendjen fizike dhe për t’u përmirësuar pak taktikisht.

Thjesht na ka munguar qëllimi për të bërë diferencën.

Është e rëndësishme të krijojmë sinergji, por ne jemi ende në një periudhë testimi.

Kam parë disa gjëra interesante për sa i përket pozicionimit, presionit, ritmit, ka gjëra për të përmirësuar dukshëm, por në përgjithësi jam i kënaqur”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat