Kryeziu: Larne ishte kundërshtar i vështirë

Futboll

Kryeziu: Larne ishte kundërshtar i vështirë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 23:08
Almir Kryeziu

Për Almir Kryeziun fitorja ndaj Larnes nuk ishte e thjeshtë, por sipas tij ishte Ballkani që e bëri të dukej e tillë.

Duke folur për “SuperSport” mesfushori i skuadrës nga Theranda theksoi se Larne luante shumë në mbrojtje, ndaj dhe sipas tij takimi u mbyll me tre gola.

Fitorja: Jam i lumtur për fitoren. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, por ne e bëmë të dukej i tillë. Bëmë një lojë shumë të mirë, mund të kishim marrë më shumë, por edhe kaq bëmë mire.

"Ekipi: Jam i kënaqur me ekipin dhe me lojën që zhvilluam.

Larne: Ata qëndronin shumë në mbrojtje, por jam i lumtur për këtë fitore", tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat