Daja: Skuadra mori fitore të madhe ndaj Larnes

Futboll

Daja: Skuadra mori fitore të madhe ndaj Larnes

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 23:15
Ballkani

Për trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën, fitorja ndaj Larnes ishte shumë e mirë dhe u shpreh i lumtur me ekipin e tij.

Ai u shpreh se Larne është një skuadër që luan shumë në mbrojtje dhe sipas tij t’i realizoje 3 gola e gëzon shumë.

"Fitorja: 

Është një ekip që ka karakteristika të veçanta dhe ne nuk duhet t’i linim të luani lojën e tyre.

Kemi poseduar shumë mirë topin dhe patën një ritëm shumë të mirë deri në minutat 70 dhe 80.

Kishim vetëm 4 ditë kohë për t’u përgatitur.

Kemi marrë lojtarë të rinj, por këto nuk janë ndeshje për të prezantuar lojtarë të rinj.

Një ndeshje shumë të mirë pati Kryeziu.

Patëm mungesa, pasi Kuçi doli në nxemje, por nuk ishte në gjendje të luante.

Kemi bërë paraqitje të mirë, por futbolli në këto raste nuk është 90 minuta, por 180 minuta.

Më shumë se 3-0: Gjithmonë ka më mirë,por edhe 3-0 është një rezultat i mirë, pasi kundërshtarët janë një ekip që pësojnë pak, pasi janë të disiplinuar në mbrojtje.

Që dmth t’i shënosh një ekipi që vetëm mbrohet sigurisht që na kënaq fakti që bëmë tre gola, por normale nëse do shënonim më shumë do të ishim gëzuar më shumë. Po të ishim treguar më cinik do të kishim mundur të shënonim, pasi rastet i patëm", tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat