Reijnders: Refuzova Barcelonën për Milanin

Futboll

Reijnders: Refuzova Barcelonën për Milanin

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:18
Reijnders

Tijjani Reijnders, mesfushori që është transferuar së fundmi te Milan, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Mes shumë temave të trajtuara, holandezi u ndal dhe te prapaskena e merkatos.

“Unë e kisha bërë zgjedhjen time. Unë kisha folur me Monkada-n dhe Piolin dhe në atë moment e kisha vendosur tashmë, duke përfshirë edhe familjen time.

E kisha vendosur që do të luaja për Milanin, madje refuzova Barcelonën për t’u transferuar këtu.

Presion për të qenë zëvendësuesi i Tonalit?

Zero. Sinqerisht nuk ndiej presion, dua të jem vetvetja brenda dhe jashtë fushës”, ka përfunduar mesfushori holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat