Dybala do vetëm Romën

Futboll

Dybala do vetëm Romën

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:36
Dybala

Dybala dëshiron vetëm rinovimin me Romën dhe argjentinasi nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti. Kohët e fundit, Interi ka tentuar sërish për Dybala me anë të një telefonate, por Dybala ka dhënë një përgjigje të sjellshme refuzuese.

Drejtuesit e klubit dhe Mourinho kanë punuar së bashku për të siguruar marrëdhënien e mirë që nisi verën e kaluar dhe marrëveshja e re do të hidhet në letër dhe do të zyrtarizohet në fillim të gushtit.

Dybala do të nënshkruajë një rinovim kontrate deri më 30 qershor të vitit 2026 me një opsion shtesë për sezonin në vijim, me një pagë nga 4,5 milionë, në 6 milionë euro për sezon. më pas do të eliminohet klauzola e cila ishte tepër e ulët dhe kushdo mund ta paguante.

Në sezonin e tij të parë me Romën, Dybala ka luajtur 25 ndeshje në Serie A, duke shënuar 12 gola , 2 ndeshje në Kupën e Italisë e duke shënuar njëherë, ndërsa në Europa League 11 ndeshje dhe 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat