Kane afër Bayernit

Futboll

Kane afër Bayernit

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:54
Harry Kane

Bayern Munich është gjithnjë e më shumë pranë transferimit të sulmuesit të Tottenham, Harry Kane.

Edhe pse PSG është futur në garë, gjermanët janë të qetë pasi Kane preferon vetëm ata.

Kane ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe mund të largohet nga Tottenham me parametra zero sezonin e ardhshëm, kështu që klubi anglez është i hapur për ta shitur tashmë në verë, por vetëm me një ofertë të majme.

Pak javë më parë, Bayern ofroi 70 milionë euro, por oferta u refuzua nga Tottenham, pasi kërkon të paktën 100 milionë për ta lënë të lirë. Këtë shifër Bayern Munich duket se është i gatshëm për ta ofruar, dhe së shpejti pritet edhe njoftimi zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat