Chelsea përgatitet për lëvizjet e radhës

Futboll

Chelsea përgatitet për lëvizjet e radhës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Skuadra e Chelsea përgatitet për lëvizjet e radhës në merkaton e verës.

Sipas të përditshmes britanike “The Evening Standard”, skuadra londineze pritet të mbyllë brenda korrikut dy transferime: Një afrim e një largim, të dyja në mesfushë.

Kështu, te Chelsea pritet të vijë mesfushori 22-vjeçar Mohammed Kudus, që aktualisht luan me Ajax. Një lojtar që sezonin e fundit ka shkëlqyer në Holandë, ku realizoi 18 gola në 42 ndeshje, falë edhe aftësive të tij për të shkuar në zonën kundërshtare e shënuar.

Kostoja e këtij transferimi është rreth 40 milionë euro, shumë që kërkon Ajax për të lënë të lirë lojtarin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2025. Chelsea shpreson që një pjesë të kësaj shume ta mbulojë nga shitja e Hakim Ziyech, që pritet të shkojë në Arabi.

“Blutë” e Londrës kërkojnë 20 milionë për mesfushorin 30-vjeçar maroken, për të cilin është interesuar ekipi i Al-Ahli. Bisedimet kanë nisur, por ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve, me lojtarin që ka dhënë dakordësinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat