Zekiq: Nuk ka mbaruar ende

Futboll

Zekiq: Nuk ka mbaruar ende

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:14
Zoran Zekiq

Partizani mundi 0-1 Atletic Escaldes, në ndeshjen e vlefshme për Conference League.

Pas sfidës së parë të turit të dytë, doli në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri i të kuqve. Zoran Zekiq.

Largoheni me një rezultat pozitiv nga Andorra?

Zekiq: Po mendoj se kjo ishte gjëja më e rëndësishme.

Përpara se të luanim këtë ndeshje dukej gjithçka e lehtë, por kundërshtari nuk rezultoj aspak i tillë.

Patëm mjaft shanse për të shënuar deri në fund për ta mbyllur ndeshjen, nuk ai arritëm dhe e vuajtëm disi. Mendoj që është normale pasi sapo kemi filluar të punojmë dhe kemi ende shumë gjëra për të bërë.

I kënaqur me fitoren apo me lojën?

Zekiq: Kemi diskutuar shumë për mënyrën e lojës, por sot mendoj se nuk kemi zhvilluar një lojë të mirë taktikish. Edhe fizikisht nuk kemi qënë aty ku duhet.

Tashmë kualifikimi do të vendoset në Tiranë?

Zekiq: Sigurisht, nuk duhet ta mendojmë se çdo gjë ka mbaruar dhe në ndeshjen e kthimit do të jetë gjithçka më e lehtë.

Kemi parë mjaft përmbysje rezultatesh.

Ajo që është më e rëndësishmja është të përqendrohemi seriozisht për të luajtur një ndeshje të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat