A do të transferohet Mbappe në Chelsea?

Futboll

A do të transferohet Mbappe në Chelsea?

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:16
Pochettino e Mbappe

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino është pyetur për Kylian Mbappen dhe për mundësinë e transferimit të sulmuesit francez në “Stamford Bridge”.

Trajneri argjentinas e pranon se “Blues” nuk kanë mundësi për ta transferuar futbollistin me të cilin kishte punuar në Francë.

“Nga ana e jonë, nuk kam të them asgjë.

Ne po punojmë me realitetin tonë dhe realiteti ynë është ndryshe.

Shpresoj që PSG-ja dhe Kylian ta gjejnë një zgjidhje për të dyja palët. Unë e dua PSG-në, isha lojtar dhe trajner atje.

Unë e dua Mbappen”, deklaroi ish-trajneri i Tottenhamit.

Chelsea nga ana e tij është më shumë e fokusuar tek Caicedo dhe tek objektivat tjerë, ndërsa Mbappe po shpreson të transferohet në Real Madrid gjatë kësaj vere.

Ai ka kontratë me parisienët deri në qershor të vitit 2024 dhe nuk po pranon ta vazhdojë atë duke shpresuar të largohet nga “Parku i Princave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat