Ja sa tifozë pritet të ketë në Stamboll në sfidën Besiktas - TIrana

Futboll

Ja sa tifozë pritet të ketë në Stamboll në sfidën Besiktas - TIrana

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:20
Stadiumi 'Vodafone Arena”

Pasi arriti të eliminonte Dinamo Batumin në transfertë, Tirana do të kërkojë të bëjë surprizën ku përballë në turin e dytë të Ligës së Konferencës do të ketë Beshiktashin.

Bardheblutë kanë dy ndeshje të vështira ndaj turqve, të cilët kanë edhe një mbështetje të jashtëzakonshme.

Në “Vodafone Arena” pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot dhe kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë deri në fillim të ndeshjes, janë shitur plot 80% e biletave.

Mediat turke raportojnë se janë shitur mbi 34 mijë bileta, nga 40 mijë e 300 që janë në total.

6 mijë biletat e mbetura pritet që të përfundojnë ditën e sotme dhe në ndeshjen e parë të sezonit të ri, Beshiktashi do të përballet me bardheblutë e Tiranës në një stadium të mbushur plot, ashtu si shumë ndeshje të tjera të kampionatit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat