Mbappe te Chelsea? Përgjigjet Pochettino

Futboll

Mbappe te Chelsea? Përgjigjet Pochettino

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:27
Kylian Mbappe

Largimi këtë vit nga Paris Saint-Germain apo rinovimi i kontratës me kampionin francez janë dy opsionet që Kylian Mbappe i ka për momentin.

Mbappe dëshiron të qëndrojë te PSG deri në vitin e ardhshëm, kur edhe i skadon kontrata me klubin, por që kampioni francez nuk dëshiron që ta humb yllin e tij si lojtar të lirë.

Tani, PSG i ka vënë ultimatum Mbappes që ose të rinovojë kontratën, ose ai do të shitet këtë verë. Po ashtu, Luis Enrique e ka lënë jashtë skuadrës së tij Mbappen për ndeshjet parasezonale në Japoni.

Tani, ofertat nuk po mungojnë për Mbappen, ku thuhet se interesim ka nga Arabia Saudite, por edhe nga dy skuadra të Premier Ligës angleze.

Bëhet e ditur se njëra nga ato skuadra është Chelsea, dhe tani trajneri i “Bluve”, Mauricio Pochettino i është përgjigjur këtyre spekulimeve.

“Ne po punojmë për realitetin tonë, realiteti jonë është ndryshe. Nga ana ime, nuk kam asgjë për të thënë. Unë vetëm shpresoj që të gjejnë një zgjidhje për të dyja palët. Unë e dua PSG-në, kam qenë një lojtar dhe trajner aty dhe unë e dua Kylian”, tha Pochettino.

Në të kaluarën Mauricio Pochettino kishte pasur nën urdhrat e tij Kylian Mbappen, gjatë kohës sa ishte trajner te Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat