Nga futbollisti në murator

Futboll

Nga futbollisti në murator

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:42
Kristian Rigano

Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Kristian Rigano, i cili njihet si një prej bomberave të Seria B dhe A, tashmë punon si murator.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai shprehet pasi u tërhoq nga futbolli iu kthye punës tjetër, të ndërtonte mure.

“Po, jam unë Kristian Rigano. Dy gjëra di të bëj në jetë, gola dhe mure.

Kështu, pasi ndalova së luajturi, iu riktheva punës së muratorit. Më pëlqen dhe jam krenar për këtë që bëj. 

Dhoma e zhveshjes është gjëja që më mungon më shumë. Aty grindeshim dhe bënim shaka, është zemra e futbollit. Kam pasur nderin të luaj kundër Del Pieros, Batistutës, etj… Por unë jam i modës së vjetër.

Më jepni një tokë dhe, me dy kolegë, mund të ndërtojmë një shtëpi”, është shprehur ai duke buzëqeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat