Drita përballet me Plzenin e Dukagjini me Rijekën

Futboll

Drita përballet me Plzenin e Dukagjini me Rijekën

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

UEFA Conference League do të zbresë në fushë edhe tre ekipe të tjera shqiptare të enjten ku siparin do ta hap Drita.

Skuadra nga Gjilani udhëton në transfertën e vështirë të Çekisë ku do të sfidojë rivalët e Viktoria Plzen, një nga skuadrat më të forta të vendit gjatë dy dekadave të fundit.

Përballje shumë e vështirë për të besuarit e trajnerit grek Akis Vavalis që beson se mund të largohet me në rezultat pozitiv nga Plzen për të tentuar kualifikimin një javë më pas në Prishtinë. Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në “Dosan Arena Plzen”.

Ndërkohë, në orën 20:00 debutuesi Dukagjini ka përballë gjigantin kroatë Rijekën.

Përballje shumë e vështirë për debutuesit nga Klina që në raundin e parë eleminuan modestët e FC Europa.

Skuadra e drejtuar nga ish-mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Armend Dallku, nuk dorëzohet edhe pse Rijeka konsiderohet një rival shumë i fortë në letër por këtë duhet ta provojë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Në Shkup do të jetë radha e kryeqytetasve nga Çairi të cilët presin Levkin e Sofjes.

Një duel i paparashikueshëm edhe pse miqtë nga Bullgaria janë një nga emrat më favoritë dhe në Maqedoninë e Veriut do të kërkojnë të marrin maksimumin, të mbështetur edhe nga rreth 2 mijë ultras që do të udhëtojnë drejt vendit fqinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat