Tre gola në miqësoren e luksit, City mposht Bayernin

Futboll

Tre gola në miqësoren e luksit, City mposht Bayernin

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:39
Manchester City

Manchester City fitoi 2:1 miqësoren e luksit përballë Bayern Munchen.

Dueli i luajtur në Tokio, Japoni, përfundoi me suksesin e kampionëve të Anglisë dhe Europës.

Skuadra e Pep Guardiolës e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të 20-vjeçarit James McAtee (21’). Mathys Tel vendosi përkohësisht baraspeshën nëntë minuta përpara fundit, por Aymeric Laporte riktheu Man. City në avantazh (86’).

Trajnerët Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel përfituan të aktivizonin shumë lojtarë në këtë përballje. Ky i fundit i dhuroi 8 minuta edhe Arijon Ibrahimovic, 17-vjeçarit me origjinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat