Simeone: Askush nuk është më i rëndësishëm se klubi

Futboll

Simeone: Askush nuk është më i rëndësishëm se klubi

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:59
Simeone

Atletiko Madrid ndodhet në Korenë e Jugut aty ku do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore në prag të nisjes së sezonit të ri të La Liga-s.

Trajneri Diego Simeone ka dalë në një konferencë për shtyp teksa u ndal tek çështja Zhoao Feliks.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet thënë për këtë çështje është se askush nga ne nuk është më i rëndësishëm se vetë klubi. Kur mbërrijmë në këtë klub shpalosim përkushtim, përulësi, respekt, por këto vlera duhet t’i demonstrojmë dita-ditës, deri në fund.

A do të luajë Zhoao Feliks në këto ndeshje miqësore? Do të përpiqemi të garantojmë minuta për të gjithë lojtarët, për të vendosur ritëm në këmbë. 

Dhe ne do të përpiqemi t’u japim njerëzve atë që duan, që është të shohim lojtarë të rëndësishëm duke luajtur. Feliks dhe Grizman janë dy lojtarë të rëndësishëm, ashtu si De Pol, Saviç dhe të tjerët”, u shpreh Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat