Ademi respekton ish-futbollistët

Futboll

Ademi respekton ish-futbollistët

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:20
Ademi e Hyseni

Berat Hyseni po ndodhet në Kosovë në pushime, pasi ai prej vitesh jeton dhe vepron në Londër të Anglisë.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave tona është pritur nga i pari i FFK-së, Agim Ademi i cili vazhdon t’i respektojë ata që kanë dhënë kontribut ndër vite në futbollin tonë.

Hyseni dhe Ademi kanë folur për futbollin.

Ish-sulmuesi prishtinas e ka njoftuar Ademin me planet që ka në futboll për ta hapur një shkollë të futbollit në Londër.

Gjithsesi presidenti i FFK-së e ka mbështetur Hysenin për iniciativën e tij, derisa i ka uruar edhe suksese në karrierën e re si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat