Drejtuesit e Al Hilal mbërrijnë në Paris për të bindur Mbappen

Futboll

Drejtuesit e Al Hilal mbërrijnë në Paris për të bindur Mbappen

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:02
Mbappe

Kilian Mbape po kalon një moment jo të qetë në karrierën e tij duke qenë se është lënë jashtë skuadrës për fazën përgatitore në Japoni.

Megjithatë, francezi nuk ka shkaktuar polemika dhe ka pranuar vendimin, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë larg Parisit.

Nga Al Hilal ka një interesim konkret për francezin dhe në drejtim të PSG-së ka mbërritur një ofertë që arrin në vlerën e 300 milionë eurove.

Kjo ofertë i ka bindur drejtuesit që tashmë e kanë lejuar klubin arab që të diskutojnë me Mbapenë për të ardhmen e këtij të fundit dhe ta bindin për transferim në Arabi.

Kështu, drejtuesit kanë mbërritur në Paris duke shpresuar që të arrijnë në një marrëveshje.

Në fakt, zyrtarisht në Francë ata kanë mbërritur për të mbyllur transferimin me Malkom por gjithsesi do të përfitohet nga koha në Francë dhe do të planifikohet edhe një takim me 24-vjeçarin, të cilit janë të gatshëm që t’i plotësojnë çdo kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat