Chelsea e Arsenal duan “yllin” ganez

Futboll

Chelsea e Arsenal duan “yllin” ganez

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:54
Kudus

Chelsea e Arsenal duan “yllin” ganez!

“Topçinjtë” e Arsenal dhe “blutë” e Chelsea, mund të konsiderohen si dy ndër ekipet që kanë bërë lëvizjet më të bujshme këtë merkato dhe me fraksionin e transferimeve akoma të hapur, mund të ketë sërish kalime lojtarësh te këto dy ekipe.

Kësaj here bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Ajax, Mohammed Kudus, i cili pëlqehet shumë, si nga tekniku i Chelsea, Maurizio Pochettino, por dhe nga ai i “topçinjve”, Mikel Arteta

Mirëpo, nëse në rastin e “bluve”, këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë paundët e kërkuar nga holandezët e Ajax për kartonin e ganezit, “topçinjtë” fillimisht duhet të shesin “bomberin” Folarin Balogun e mbrojtësin e krahut Kieran Tierney, për të përballuar këtë transaksion..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat