Mbrojtësi i 2 Korrikut firmos me Lirinë 

Futboll

Mbrojtësi i 2 Korrikut firmos me Lirinë 

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 18:59
Pamje nga prezantimi i lojtarit

Liria e Prizrenit përforcohet edhe me talentin e klubit të futbollit 2 Korrikut të Prishtinës.

Është fjala për mbrojtësin Redon Arifi. 

“Mbrojtësi korpulent, Redon Arifi, që luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ka nënshkruar me Lirinë.

Ai, vjen nga Akademia e njohur e 2 Korrikut, dhe bazuar në moshën dhe fizikusin (1.95 cm i gjatë) e tij, pritet të jetë një futbollistë me të ardhme", pohon kryetrajneri Nedim Yigit.

Ndërsa, 20-të vjeçari Arifi tha: "Jam i lumtur që u bëra pjesë e kësaj skuadre të madhe.

Pres që të zhvillohem dhe dëshmoj cilësi, për të ndihmuar klubin drejt synimeve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat