Shkupi sfidon bullgarët e Levskit në ‘Todor Proeski’, synohet një tjetër kualifikim

Futboll

Shkupi sfidon bullgarët e Levskit në ‘Todor Proeski’, synohet një tjetër kualifikim

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 11:39
Shkupi

Shkupi rikthehet këtë të enjte në ‘Arena Todor Proeski’ për raundin e dytë të Conference League ku presin në sfidën e parë të duelit Levskin e Sofjes.

Skuadra nga Çairi kaloi në këtë raund falë 5 golave ndaj Hegelman Lituanen dhe pavarësisht se në kthim barazoi 0-0 me lituanezët optimizmi është i madh se këtë herë do të shënojnë para publikut të tyre duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt avancimit në raundin e tretë të Conference League.

Natyrisht që në këtë fazë, Levski përbën një kundërshtar shumë më të fortë se lituanezët, 26 herë kampionët e Bullgarisë kanë një traditë më shumë se 100-vjeçare, dhe në kompeticionet e UEFA-s kanë shijuar avancimin deri në çerekfinalet e Europa League dy herë, për herë të fundit në 2006.

Me një organikë ku ka lojtarë që vlerësohen mbi kufirin e një milionë eurove, bullgarët përbëjnë një pengesë aspak të lehtë, por kurrsesi të pakalueshme, me trajnerin e Shkupit Cihat Arslan që është i vetëdijshëm se këtë herë do t’i duhet një strategji ndryshe, përballë një skuadre që aplikon futbollin sulmues dhe vjen me statusin e favorites në Shkup.

Gjithsesi falë asaj që ka treguar këtë verë dhe mbi të gjitha edhe me përkrahjen e zjarrtë të tifozëve nga Çairi te Shkupi besojnë se këtë të enjte do t’u dhurojnë një paraqitje mbresëlënëse fansave shqiptarë në takimin që do të transmetohet drejtpërdrejt duke nisur nga ora 21:00 në SuperSport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat