Zyrtare/ Skandali i Barcelonës me arbitrat, UEFA merr vendimin rreth pjesëmarrjes së katalanasve në Champions

Futboll

Zyrtare/ Skandali i Barcelonës me arbitrat, UEFA merr vendimin rreth pjesëmarrjes së katalanasve në Champions

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 19:24
Barcelona

Një nga temat më të nxehta të këtij sezoni në kompeticionet ndërkombëtare ka qenë pranimi apo jo i Barcelonës nga UEFA për shkak të përfshirjes së katalanasve në skandalin e pagesave ndaj drejtuesve të Komitetit të Gjyqtarëve për shumë vite me radhë.

Katalanasit janë ende nën hetim në vendin e tyre rreth pagesave sistematike që u kanë bërë drejtuesve të gjyqtarëve pasi mendohet se kjo ka ndikuar në rezultatet e tyre në fushën e lojës.

Një shkelje e dukshme rregullash në favor të katalanasve që përfundoi edhe në lupën e UEFA-s, e cila hapi hetim prej disa muajsh duke marrë në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e çështjes.

Sot, Komisioni i Apelit të UEFA-s , ka vendosur që të pranojë përkohësisht aplikimin e Barcelonës për të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare për edicionin 2023-2024, në pritje të zhvillimeve më të reja nga drejtësia sportive në Spanjë rreth kësaj çështje.

“Barcelona pranohet provizorisht që të marrë pjesë në kompeticione. Organizata rezervon të drejtën e një vendimi të mëvonshëm rreth pranimit apo përjashtimit nga kompeticionet e klubeve të UEFA-s. Barcelona është e detyruar që të informojë për vazhdimësinë e hetimeve në mënyrë aktive dhe të lehtësojë sigurimin e çdo lloj dokumentacioni apo informacioni që i kërkohet’, shkruhet në vendimin e  UEFA-s rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat