Drita me paraqitje heroike del e pamposhtur nga dueli i vështirë me Viktoria Plzenin

Futboll

Drita me paraqitje heroike del e pamposhtur nga dueli i vështirë me Viktoria Plzenin

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 21:26
Pamje nga loja

Drita ka dalë e pamposhtur nga dueli i vështirë që e kishte me Viktoria Plzenin sonte.

Skuadra kosovare barazoi pa gola, 0:0 në Republikën Çeke, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ekipi vendës e ka kontrolluar lojën dhe ka rrezikuar disa herë, duke e qëlluar madje edhe tërthorësen, por portieri Smakiqi e mbajti të pamposhtur portën e tij.

Nga ana tjetër, nënkampioni kosovar e pati rastin më të mirë me Albert Dabiqajn në minutat e fundit të lojës, ndërsa në pjesën e parë kërkoi që portieri kundërshtar të ndëshkohej më karton të kuq.

Sidoqoftë, Drita e bëri një paraqitje heroike dhe nuk pësoi gol, duke i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në rrethin e tretë kualifikues me një fitore eventuale në shtëpi javën e ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat