Chelsea favorit për yllin e Ajaxit

Futboll

Chelsea favorit për yllin e Ajaxit

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:49
Mohammed Kudus

Chelsea është duke iu afruar gjithnjë e më shumë transferimit të mesfushorit sulmues të Ajaxit, Mohammed Kudus.

Pavarësisht garës me Arsenalin dhe Man Unitedin, “Blutë” po shihen si destinacioni më favorit për Kudusin, i cili edhe është pajtuar t’i bashkohet skuadrës së Mauricio Pochettinos.

Sipas “Independent”, Chelsea është në negociata të avancuara me Ajaxin dhe janë të gatshëm të paguajnë rreth 40 milionë funte për ta mbyllur marrëveshjen.

Prioritet mbetet Moises Caicedo, por Chelsea e do edhe Kudus meqenëse kanë shitur një numër të mesfushorëve si N’Golo Kante, Callum Hudson-Odoi dhe Mateo Kovacic.

Raporti shton se një marrëveshje e tillë edhe mund të finalizohet në javët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat