Rikthimi në Superligë, Liria përballet me kampionin

Futboll

Rikthimi në Superligë, Liria përballet me kampionin

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Skuadra e Lirisë garat e sezonit 2023/24 do t’i bëjë në Superligën e Kosovës.

Ndërkaq, Liria tani ka mësuar edhe kundërshtarin e parë që do ta ketë pas rikthimit në Superligë.

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sot u hodh shorti për edicionin e ri të garave të Superligës së Kosovës.

Shorti përcaktoi që në javën e parë të sezonit të ri, Liria do të përballet me kampionin e Superligës, Ballkanin.

Liria do të jetë vendase ku do ta presë Ballkanin në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat