Milot Rashica drejt rikthimit tek klubi i madh

Futboll

Milot Rashica drejt rikthimit tek klubi i madh

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:07
Milot Rashica

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është shumë pranë rikthimit te Gallatasarai.

Zëvendësdrejtori i klubit turk, Erden Timur, tha për mediet vendase se po punohet për ta rikthyer futbollistin në Stamboll.

“Ne jemi duke negociuar rikthimin e tij, duam që ai të jetë pjesë e ekipit dhe ai gjithashtu dëshiron të kthehet.

Ne do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët”, deklaroi Timur.

27-vjeçari aktualisht ndodhet te Noruiç teksa sezonin e shkuar luaji në 30 ndeshje duke shënuar 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat