Tuchel e pranon

Futboll

Tuchel e pranon

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:41
Tuchel

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel e pranoi se skuadra e tij dëshiron të nënshkruajë me një qendërsulmues në këtë afat kalimtar.

Gjigantët gjermanë shpresojnë se mund ta tundojnë Harry Kane të largohet nga Tottenham Hotspur në javët e ardhshme.

Ndërsa kampionët e Bundesliga kanë një skuadër të thellë talentesh sulmuese, një sulmues qendror është dobësia e tyre e vetme.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri i Bayernit, Tuchel, i cili pranoi se kanë nevojë për një numër 9 të ri.

“Nuk është sekret që ne po kërkojmë një numër të ri 9 dhe nuk mund të presim ndonjë njohuri të re nga një lojë nëse luhet gjithmonë me të njëjtin ekip siç thoni ju”, ka thënë fillimisht trajneri gjerman.

Përveç Kane, Bavarezët janë lidhur edhe me Randal Kolo Muani, por anglezi është i preferuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat