Juventusi mund Milanin në miqësore pas goditjeve të penalltive

Futboll

Juventusi mund Milanin në miqësore pas goditjeve të penalltive

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:45
Pamje nga ndeshja

Milani dhe Juventusi zhvilluan një klasike italiane në Karson të Kalifornias, një miqësore që u mbyll me rezultatin 2-2, me bardhezinjtë që fituan pas goditjeve të 11-metërshave.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë me anë të mbrojtësit Çau në minutën e 23’. 10 minuta më vonë ishte Danilo ai që vendosi baraspeshën, por në të 39’ kuqezinjtë kaluan sërish në avantazh me Zhirun.

Pjesa e dytë nisi me gol nga bardhezinjtë të cilët barazuan sërish, kësaj radhe me Zhirun që shënoi në portën e tij në minutën e 48’. Më pas deri në fund nuk kishte më gola, me skuadrat që iu drejtuan penalltive.

Për “Zonjën” gabuan Iling dhe Kostiç, ndërsa për kuqezinjtë gabuan Romero, Pobega dhe Bartesagi, metë besuarit e Alegrit që fituan kështu 4-3.

Sfida e radhës për Juven do të jetë kundër Realit më 3 gusht, ndërsa Milani do të luajë një ditë para kundër Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat